Tetovë, 17 korrik 2019.

Lokacioni i paraparë për objektin për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë po pastrohet

Reth 170,000 metër kub mbetje po gërmohet në një lokacion afër fshatit Falishe në Tetovë dhe po transportohen në Drislla si pjesë e përgatitjeve të terrenit që do të shoh fillimin e ndërtimit të objektit për trajtimin e ujërave të zeza i cili do të tejkalojë ndotjen nga uji industrial dhe komunal në rajon. Gërmimi, hedhja e mbetjeve dhe përgatitja e terrenit në Falishe po financohen nga qeveria dhe komuna e Tetovës me 2,3 milion Euro, kurse shpenzimet e transportit në vlerë prej 700,000 Euro financohen nga Norvegjia në kuadër të projektit Mbështetja Nordike për Përparim të Maqedoninë së Veriut.

Mbështetja nga ambasada norvegjeze është siguruar në kuadër të komponentës për të siguruar mbështetje për problemet e qëndrueshme të mjedisit në rajonet më pak të zhvilluara të shtetit.

“Sot në Norvegji ne kemi më shumë se 2,700 objekte për trajtimin e ujërave të zeza të cilat mbulojnë reth 85% të popullsisë. Prandaj ne kuptojmë rëndësinë e kësaj për përgatitjen e parcelës për ndërtimin e objektit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Tetovës dhe vlera që do të ketë për qytetarët lokal dhe ekonominë e këtij rajoni” ka thënë Geir Johansen, Sekretari i Parë në Ambasadën Norvegjeze.

Pastrimi i lokacionit filloi në mars të këtij viti dhe është planifikuar që të përfundojë në nëntor. Deri tani, reth 90,000 metër kub mbetje janë transportuar.

„Me ndërtimin e objektit për trajtimin e ujërave të zeza, ne do të ndërpresim praktikën vijuese për të derdhur ujërat e zeza në lumin Vardar, dhe kështu të përmirësojnë mbrojtjen mjedisore dhe shëndetin e qytetarëve të Tetovës dhe rajonit në afërsi”, ka theksuar kryetarja e Tetovë Z-nja Teuta Arifi.

Sipas zëvendës kryeministrit që është përgjegjës për çështjet europiane Bujar Osmani, koordinimi i ndihmës të huaj dhe shfrytëzimi racional është i një rëndësie kyçe për një projekt infrastrukturor të kësaj madhësie.

“Si koordinator për ndihmë të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, desha të paraqesë kënaqësinë time të sinqertë për suksesin e këtij projekti të madh dhe kompleks, ku ne do të kemi mundësinë që të shohim në tërësi përfitimet dhe sensin e përafrimit tonë për perspektivat e BE-së”, ka thënë zëvendës kryeministri Osmani.

Me dinamikën e planifikuar të punëve, ndërtimi i objektit të trajtimit duhet të fillojë vitin e ardhshëm, me 30 milion Euro të siguruara nga fondet në dispozicion të BE-së.