Për projektin

Projekti “Mbështetja Nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut” e mbështet Sekretariatin për Çështje Europiane në përcaktimin dhe prioritizimin e ndihmës teknike që është e nevojshme për negociatat e anëtarësimit në BE dhe në racionalizimin e ekspertizës afatshkurte në fushat e reformave kritike.

Gjithashtu siguron mbështetje për angazhimin aktiv të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe medias në procesin e anëtarësimit në BE, përmes një skeme të granteve që do të mbështesë lobimin e tyre, avokimin dhe aktivitetet mbikqyrëse në nivel nacional dhe lokal.

Projekti “Mbështetja Nordike për përparimin e Maqedonisë së  Veriut”po realizohet në koordinim dhe me pjesëmarrje aktive të institucioneve në nivel nacional dhe lokal. Këto partneritete mundësojnë arritjen e qëndrueshmërisë të rezultateve të projektit përmes ndarjes të përgjegjësisë, duke mundësuar realizim afatgjatë të interesave të qytetarëve.

Që nga deklarimi i pavarësisë në vitet e hershme 1990, anëtarësimi në Bashkimin Europian është vendosur si prioritet strategjik për qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Pasi ka fituar statusin e shtetit kandidat të BE-së në 2005, shteti ka marrë hapa për përgatitjen e administratës publike dhe vetëdijes të publikut për hapjen e negociatave për anëtarësim. Megjithatë, raporti i fundit të progresit i BE-së thekson se nevojitet fokus shtesë për rritjen e kapaciteteve administrative, zbatimin e efektiv të legjislacionit dhe zbatim të reformave kyçe në sektorët e caktuar.

Projekti mbështet zhvillimin e balancuar socio-ekonomik duke siguruar grante infrastrukturore në rajonet më pak të zhvilluara të shtetit, si dhe duke siguruar mundësi punësimi dhe trajnimi për personat e papunë në këto rajone.  

Edhe me trendin e qëndrueshëm të uljes graduale të papunësisë në vend, shkalla aktuale e papunësisë është 18%, dhe ende konsiderohet e lartë. Shkallët e larta të papunësisë ekzistojnë në rajonet më pak të zhvilluara të shtetit, të cilat gjithashtu merren me infrastrukturë të pazhvilluar.

Për më tepër, projekti gjithashtu mbështet administratën nacionale dhe lokale në adresimin e çështjeve mjedisore të qëndrueshme, duke punuar në përgatitjen e pastrimeve në lokacione për objekt të ujërave të zeza në Tetovë dhe dislokimin e mbetjeve të lindanit nga fabrika e OHIS.

Realizimi


Kohëzgjatja: Shtator 2018 - Shtator 2022

Buxheti: 6.5 milion Euro

Donatorë:
Mbretëria e Norvegjisë, përmes ambasadës të Norvegjisë, dhe Mbretëria e Suedisë përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)

Bartës i projektit:
Sekretariati për Çështje Europiane i Qeverisë të Maqedonisë së Veriut është partneri përgjegjës për të siguruar qëndrueshmëri të rezultateve të projektit.

Partner i realizimit:
Zyra për shërbime projektuese e Kombeve të Bashkuara (UNOPS)

Partnerët