Shkupi, 21 janar 2020.

Përforcimi i kapaciteteve të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural për integrim më të lehtë në BE

Shtatë përfaqësues të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural të Maqedonisë së Veriut do të trajnohen dhe do të shkëmbejnë përvojat me ekspertë nga Kroacia, me qëllim që të përforcojnë kapacitetet e agjencisë në fushën e sistemeve për identifikimin e përdoruesve, sistemeve për parcelat bujqësore, për regjistrimin e pagesave dhe sistemet tjera dhe procedurat në pajtim me standardet e Bashkimit Europian. Trajnimi tre ditor, i realizuar nga përfaqësues të agjencisë kroate pagesore për bujqësi, peshkim dhe zhvillim rural realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”, të financuar nga mbretëritë e Norvegjisë dhe Suedisë, kurse paraqet edhe pjesë të bashkëpunimit ndër-shtetëror ndërmjet Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës të Kroacisë. Sekretariati për çështje europiane kryen koordinimin e asaj mbështetje dhe përcaktimin e sektorëve prioritar për marrjen e mbështetjes teknike.

Sekretarja shtetërore në Sekretariain për çështje europiane, Kalinka Gaber, ka thënë se kjo mbështetje teknike nga institucionet kroate ndodh në momentin kur Kroacia merr Presidencën me Bashkimin Europian. Siç ka theksuar ajo, Kroacia nuk është vetëm partner, por edhe një mik i sinqertë që na mbështet në qëllimet tona strategjike. “Bashkëpunimi me Kroacinë është ngritur në nivel më të lartë, sepse Kroacia ndan mjete të saja buxhetore me qëllim që të mbështes procesin tonë të eurointegrimit. Takimi i sotëm i punës në Agjenci është shumë i rëndësishëm, sepse pikërisht ky institucion ka rol kryesor në procesin e negociatave në kapitullin 11 i cili i referohet bujqësisë. Pikërisht përmes këtyre aktiviteteve, me mbështetje të kolegëve kroat do të ndihmohet në përmirësimin e interoperabilitetit të institucioneve të cilat janë të përfshira në këtë sekor”, ka thënë sekretarja shtetërore Gaber.

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural është institucioni i dytë për të cilin përmes projektit është siguruar mbështetje nga ekspertët kroat për përmirësimin e kapaciteteve për integrim në BE. Amasadorja e Republikës të Kroacisë Nives Tiganj, ka theksuar se Kroacia përpiqet për hapjen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe janë të angazhuar tërësisht për këtë çështje në institucionet e BE-së.

“Përmes bashkëpunimit në nivel teknik, si dhe përmes të gjitha hapave të ndërmarra, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojë gatishmëri që të fillojë këtë proces. Republika e Kroacisë dhe ambasada në Shkup mbesin të hapura për të gjithë bashkëpunimet e ardhshme me institucionet nacionale”, ka theksuar ambasadorja Tiganj.

Drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Nikolçe Babovski, ka theksuar se përmes projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”, përforcohen kapacitetet e Agjencisë, përforcohen kapacitetet edhe të institucioneve të tjera të Republikës të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian, në të gjithë fazat e procesit të anëtarësimit.

“Ndërtimi i kapaciteteve dhe ndarja e aftësive në kohën e sotme janë gjëja më e shtrenjtë, sepse nëse i di aftësitë dhe dini se si, shumë lehtë mund të tejkalohen të gjithë vështirësitë dhe të arrihet qëllimi i dëshiruar. Qëllimi i jonë është i qartë, përshtatja ndaj politikës të përbashkët bujqësore të Bashkimit Europian. Shpresoj se Republika e Kroacisë e cila në këtë moment kryeson me Bashkimin Europian, përmes këtij projekti ashtu si edhe deri më tani do të na ndihmojë që të ecim në rrugën e eurointegrimit dhe do të na mbështesë për hyrje në Bashkimin Europian”, ka theksuar drejtori Babovski.

Përmes projektit “Mbështetja nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut” disa institucione kryesore do të fitojnë mbështetje për afrimin e legjislacionit nacional dhe përshtatjen e rregullativave drejtë atyre europiane, si pjesë e procesit të integrimit të vendit në BE.