Shkupi, 29 janar 2021.

Trajnimi i shërbimit profesional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për institucionet e BE-së

Krahas Qeverisë, në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, rol kryesor ka edhe Kuvendi, sidomos në pjesën e harmonizimit të legjislacionit dhe transponimit të së drejtës të BE-së. Krahas kësaj, Kuvendi duhet të sigurojë edhe ndjekjen e aktiviteteve për harmonizimin e legjislacionit nga ana e trupave qeveritare. Në kuadër të kompetencave të tij, sidomos përmes seancave, shqyrtimeve publike dhe debateve tjera, Kuvendi ka edhe rol informativ, respektivisht të përafrojë procesin e integrimeve në BE deri te qytetarët.

Për këtë arsye projekti “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut” ka organizuar trajnim për pesëmbëdhjetë anëtarë të shërbimit profesional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Trajnimi është realizuar nga ana e d-r Irena Bojaxhievska, profesore në Fakultetin juridik në Kolegjin amerikan dhe eksperte me përvojë për BE, dhe m-r Petar Kamçev, magjistër i ekonomisë nga Shkolla e Londrës për ekonomi me ekspertizë për financa dhe implikime financiare dhe BE. 
Qëllimi i trajnimit ishte që të prezantohen kompetencat dhe funksionet e institucioneve të BE-së dhe proceset në kuadër të institucioneve në lidhje me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Krahas kësaj, anëtarët e shërbimit profesional në Kuvend kishin mundësinë që të njihen edhe me rolin dhe lidhjen e proceseve të tilla me parlamentet nacionale. Theksi më i madh në ligjerata është dhënë në procesin e krijimit të legjislacionit, rolin e Parlamentit Europian, Komisionit Europian, Këshillit të Bashkimit Europian (Këshillit të Europës dhe Këshillit të ministrave), Gjykatës Europiane të drejtësisë, si dhe rolit të Kuvendit në procesin e integrimit në BE.
Ky trajnim është pjesë e një sërë trajnimesh të anëtarëve të Komisionit për çështje europiane dhe shërbimit profesional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përforcimin e kapaciteteve të tyre për procesin e integrimit në BE të cilat do të realizohen deri në shtator.