Shkup, 21 mars 2019.

Norvegjia dhe Suedia me Mbështetjen për Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut për bisedimet e anëtarësisë në BE

„Qëllimi jonë si komision është për të patur Parlamentin e Republikës të Maqedonisë së Veriut të përgatitur për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian“, ka thënë kryetari i Komisionit për Çështje Europiane në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut, Z. Artan Grubi, në promovimin e sotshëm të ndihmës për procesin e negociatave të anëtarësimit që Kuvendi do të pranojë përmes komponentës për përforcimin e kapacitetit për integrim në BE që është pjesë e projekteve të financuara nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

“Kjo mbështetje për Komisionin për Çështje Europiane vjen në kohën e duhur dhe është orientuar drejtë përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative të Komisionit në nivel ekspert dhe teknik, si dhe për anëtarët e parlamentit, anëtarët dhe zëvendësanëtarët e komisionit, dhe personelit teknik që punon për to. Për herë të parë në historinë e parlamentit, komisioni i parlamentit, përmes punës të tij dhe bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët nga komuniteti ndërkombëtar është pranuesi i mbështetjes të drejtëpërdrejtë që konfirmon rolin e tij për ndërtimin e kapaciteteve demokratike”, ka theksuar Z. Artan Grubi.

Fokusi i komponentës për të mbështetur Komisionin për Çështje Europiane do të jetë që të ndihmojë  në zbatimin e një plani përkatës trajnues për kuvendin, si dhe ndihmë ekspertësh për të rritur kapacitetet për të realizuar negociata për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Bashkëpunimi është kyç për anëtarësim në Bashkimin Europian sepse me anëtarësimin në BE ju bëheni partnerë me shumë shtete tjera. Unë pres që anëtarësimi në BE do të mundësojë rritjen makro-ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se kjo do të materializohet së shpejti”, ka theksuar Z.Arne Bjørnstad, Ambasadori i Norvegjisë.

Në dy vitet e ardhshme, Komisioni për Çështje Europiane do të bashkëpunojë me ekspertë nacional dhe ndërkombëtar me përvojë të cilët punojnë në çështje që lidhen me integrimin në BE dhe që do të transferojnë përvojën dhe ekspertizën e tyre me anëtarët e parlamentit dhe personelin teknik të parlamentit.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është i një interesi të madh dhe i një rëndësie strategjike për të gjithë. Me përpjekjet e vazhdueshme për të realizuar reformat, lidershipin dhe një proces përfshirës respektivisht inkluziv, ky synim mund të bëhet realitet. Suedia do ju mbështesë në këtë process, dhe prandaj po e promovojmë këtë projekt sot”, tha Ambasadori i Suedisë, z. Mats Staffansson.

Kjo mbështetje për Komisionin për Çështje Europiane ofrohet përmes Mbretërisë të Norvegjisë dhe Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në kuadër të një mbështetje më të madhe, këto dy shtete ofrojnë për disa institucione shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim me BE përmes projektit për Mbështetje Nordike për Përparim në Maqedoninë e Veriut.