Shkupi, 13 korrik 2021.

Fillon pastrimi i lindanit në deponinë e vogël në OHIS

Sot edhe zyrtarisht ka filluar procesi i pastrimit të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në rrethin e OHIS. Operacioni i ndërlikuar i pastrimit paraqet një aktivitet të përbashkët të koordinuar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë të mjedisit jetësor, UNOPS dhe UNIDO.

Realizuesi i zgjedhur, kompania Polieko ka filluar me aktivitetet përgatitëse për pastrimin e terrenit, sigurimin dhe vendosjen e pajisjes të nevojshme dhe mekanizimit rreth deponisë të vogël në rrethin e fabrikës OHIS në Shkup.

„Me këtë projekt kemi vërtetuar vendosmërinë tonë që të eliminojmë pikat e nxehta në vend. Në periudhën e kaluar në mënyrë të sigurtë ishin larguar dhe shkatërruar sasi shumë të mëdha të kemikaleve të cilat me dekada ishin depozituar në rrethin e OHIS, kurse sot marrim pjesë në fillimin e pastrimit të lindanit, si problem historik për zgjidhjen e të cilit kemi përkushtuar shumë vëmendje dhe energji“, ka deklaruar ministri Nuredini, duke lajmëruar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e mjedisit jetësor bëjnë përpjekje që të sigurojnë mjete nga më shumë burime për pastrimin edhe të deponisë të madhe.

Në tre vitet e kaluara Norvegjia ka siguruar 1,5 milion euro si mbështetje për pastrimin e deponisë së vogël në OHIS përmes projektit “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut”, si dhe përmes donacioneve në Fondin e më shumë-partnerëve për mjedisin jetësor.

„Me padurim presim që të kthehemi sërish këtu kur projekti do të ketë përfunduar dhe kur qytetarët do të kenë mjedis jetësorë të sigurt “, ka deklaruar Stefan Sandstad, sekretari i parë i Ambasadës të Norvegjisë në ngjarjen me të cilën është shënuar fillimi i punëve në terren.

Pritet që procesi i pastrimit të lindanit, që realizohet në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare të përfundojë deri në korrik të vitit 2022. Për pastrimin e deponisë të vogël është vendosur bashkëpunim i dy agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNIDO dhe UNOPS.

„Ky operacion kompleks i pastrimit është mundësuar përmes bashkëpunimit të fortë dhe udhëheqjes të Qeverisë, Ministrisë të mjedisit jetësor, Ambasadës të Norvegjisë dhe përmes bashkëpunimit edhe me një agjenci të Kombeve të Bashkuara, UNIDO që është agjenci e specializuar e cila i mbështet vendet në përpjekjet e tyre për menaxhimin me mjedisin jetësor. Në këtë partneritet, UNOPS udhëheq me Fondin e më shumë-partnerëve për mjedisin jetësor i cili është themeluar që të mobilizojë resurset nacionale dhe ndërkombëtare që janë të nevojshme për pastrim si dhe për koordinimin e donatorëve”, ka deklaruar Mikela Telatin, shef i zyrës të UNOPS për Maqedoninë e Veriut.

Vlera e vlerësuar e pastrimit dhe shkatërrimit të tërësishëm të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël e OHIS është afërsisht 8 milion euro, dhe pritet të përfundojë në korrik të vitit 2022.