Kriva Pallankë, 31 tetor 2019.

Aktivitetet ndërtimore për të përmirësuar efikasitetin energjetik të kopshtit “Detelinka” në Kriva Pallankë janë në vijim

Me një grant infrastrukturor nga Norvergjia, kopshti “Detelinka” në Kriva Pallankë do të përmirësojë efikasitetin e saj energjetik, kushtet e punës dhe mjedisin për kujdes ndaj fëmijëve për reth 380 fëmijë dhe 50 të punësuar.

Kopshti është ndërtuar në vitin 1974 dhe që atëherë nuk ka patur ndonjë rekonstruim të madh. Granti prej 90,000USD do të shfrytëzohet për të ndërtuar një fasadë me efikasitet energjetik, të vendosen dritare të reja  dhe për të siguruar punën e zdrukthtarit në hapësirën e brendshme, kurse zëvendësimi i kulmit të azbestit do të financohet nga kopshti.

Punët e ndërtimit kanë filluar në tetorin e vonshëm dhe në varësi nga kushtet e motit pritet që të përfundojnë në shkurt të vitit të ardhshëm. Ky investim dukshëm do të zvogëlojë rreziqet shëndetësore për fëmijët dhe për të punësuarit të shkaktuara nga kulmi i vjetëruar i azbestit, kurse shpenzimet e ngrohjes dhe ftohjes pritet që të zvogëlohen për 30% dhe kursimet e pritura do të shfrytëzohen për përmirësimin e mëtutjeshëm të funksionalitetit të ndërtesës.

Ky grant është një nga katër grantet infrastrukturore që janë dhënë nën përfshirjen sociale të rritur, kushtet e jetesës dhe komponenta e infrastrukturës lokale. Përveç Kriva Pallankës, komunat e Makedonski Brodit, Zhelinës dhe Kavadarit janë fituesit e granteve të mbetura.